Bilalli: Liri e medieve, as në ëndërr

Maqedonia

Bilalli: Liri e medieve, as në ëndërr

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 11:37

Analisti Mersel Bilalli në kolumnën e tij të fundit, reflekton edhe mbi lirinë e medieve në Republikën e Maqedonisë.

“ Habitemi kur pushteti na thotë se kemi liri të plotë të informimit, ndërsa shtëpia botërore elite ‘ Reporterë pa kufij’ na ranguan në vendin e 123 së bashku me Angolën, Guatamalën dhe Afganistanin.

Në vitin 2009 ishim të ranguar në vendin e 34 së bashku me Britaninë e Madhe, Slloveninë dhe Spanjën.

Si do të ndodh ndryshe, kur mediat pro qeveritare po shkruajnë mirë për çështje qesharake, ndërsa po shkruajnë keq për çështje të mira?!

Kur njësi matëse e gënjeshtrës do të ishte një gur zalli, tërë Sahara do të ishte e vogël për t`i mbuluar gënjeshtrat e tyre.

Jemi të habitur, pasi që në mënyrë dramatike po rritet numri i qytetarëve dhe firmave me llogari të bllokuara.

Duke u bazuar me muajin dhjetor, numri i llogarive të bllokuara përbën më shumë se 217.000 subjekte ( 41.000 më shumë se vitin e kaluar)!

Jemi të habitur, se po sillen ligjet me një arrogancë të pa parë.”, theksoi ndërmjet tjerash Bilalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat