Pyetjet të cilat Zaev i la pa përgjigje

Maqedonia

Pyetjet të cilat Zaev i la pa përgjigje

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 10:12

Këto janë pyetjet për të cilat lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nuk dha përgjigje dhe iku që të bisedoj për to në pres konferencë, ku vërtetonte se as e ka kërcënuar dikë e as që ka bashkëpunuar me shërbime të huaja.

Për çka ka biseduar me kryeministrin në katër takimet e fundit?

Pse Fokus i demantoi takimet e fshehta me Gruevskin?

Pse nuk e tregon të vërtetën se nuk e njeh Verushevski?

Me cilat shërbime sekrete mban kontakte të rregullta që iu janë besatuar njëri tjetrit?

Nëse kryeministri pranonte qeveri teknike, si do ta deaktivizonte bombën, kur vet theksoi se qytetarët kanë të drejt ta dinë të vërtetën?

Nëse bomba ka aq shumë fuqi si thotë, pse ajo gjë është lëndë e bisedimeve me Gruevskin?

Nëse është aq i bindur nga efektet e bombës, pse nuk e aktivizon dhe të kërkoj zgjedhje të parakohshme parlamentare për tu përballur me votuesit?

Çka është sipas tij definicioni i kërcënimit?

Si mund të kërkoj qeveri teknike vetëm pas ca muajve kur humbi me 200.000 vota diferencë?

Si është e mundur që të janë manipuluar zgjedhjet kur në të gjitha vend votimet partia e tij kishte përfaqësues?

Pse KSHZ e udhëhequr nga partia e tij nuk kishte asnjë ankesë për procesin zgjedhor?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat