“Rojters” shkruan për aksionin ‘ Puç’ në Maqedoni

Maqedonia

“Rojters” shkruan për aksionin ‘ Puç’ në Maqedoni

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 10:03

Mediat ballkanike dhe botërore i kanë kushtuar hapësirë të madhe aksionit të djeshëm ‘Puç’ ku ndërmjet të akuzuarve është edhe lideri i opozitës Zoran Zaev.

Rojsters në titullin “ Lideri maqedonas opozitar është akuzuar se përmes grushtit dëshiron ta marr pushtetin” përcjell se Zaev i mohon akuzat, me manipulime në një farë mënyre qeveria po tenton që ta pengoj t`i publikoj dëshmitë që i ka.

“Gruevski i cili është në pushtet qysh prej vitit 2006 po e akuzon Zaevin se me kërcënime dëshiron që të nxisë zgjedhje të parakohshme dhe e gjithë kjo me shërbimet inteligjente. Zaev me muaj kërcënohej se do ta publikoj atë që e posedon dhe se ajo gjë është dëshmi për manipulimet kriminele nga ana e qeverisë të cilat mund t`i dëmtojnë marrëdhëniet ndër etnike në Maqedoni”, shkruan Rojters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat