Shkup, dështon marshi solidarizues në mbështetje të protestave në Prishtinë

Maqedonia

Shkup, dështon marshi solidarizues në mbështetje të protestave në Prishtinë

Më: 31 janar 2015 Në ora: 17:14

Thirrja për të marshuar nga çarshia e vjetër e Shkupit në drejtim të ambasadës së Kosovës, e cila ishte paraparë të mbahet në mbështetje të protestave në Prishtinë për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviç dhe në mbrojtje të Trepçës dështoi për arsye të interesimit të vogël, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtar i Parlamentit Studentor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe iniciator i kësaj proteste, Enes Neziri, për arsye të mos interesimit dhe numrit të vogël të protestuesve vendosi që mos të shkohet deri në ambasadën e Kosovës, por qëndruan në sheshin “Skenderbe” të Shkupit.

“Situata aktuale tregon se pavarësia e Kosovës nuk është një realitet i patjetërsueshëm, por ai mund të tjetërsohet lehtë kur një subjekt nuk është i pavarur”, tha Neziri.

Ai shtoi se nevojitet që të mos trajtohet Kosova si politikë e jashtme, por më shumë si një politkë e brendshme. Sipas tij Serbia po e trajton Kosovën si pjesë të pandarshme të shtetit të saj dhe kërkon të përfitoje mbi të, ndërsa shqiptarët e Maqedonsë e trajtojnë Kosovën si të huaj dhe kjo duhet marrë fund.

Në protestë kishte shumë pak të interesuar dhe më këtë rast nuk marshuan deri para ambasadës së Kosovës, por qëndruan në sheshin “Skenderbe”. Për këtë Neziri tha se shqiptarët e Maqedonisë janë të përçarë në disa parti politke, mirëpo për këtë organizim ai tha se nuk është marrë mbështetje nga asnjë organizatë joqeverita dhe sipas tij kjo është arsyeja e mos interesimit të pjesëmarrjes në marshin solidarizues. “Numri është i vogël, por rëndësi ka që ne po përçojmë mesazh autoriteteve të Kosovës që mos të ushtrohet dhunë mbi protestuesit”, u shpreh Neziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat