Jankullovska: E akuzuar edhe gruaja e Verushevskit, të kënaqur nga provat

Maqedonia

Jankullovska: E akuzuar edhe gruaja e Verushevskit, të kënaqur nga provat

Më: 31 janar 2015 Në ora: 14:18

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska informoi se mes katër të akuzuarve për puç ndaj pushtetit, është edhe bashkëshortja e Zoran Verushevskit.

Në një deklaratë prë shtyp, Jankullovska tha se bashkëshortja Sonja Verushevska ka shërbyer për dhënien e informacioneve që më pas janë shfrytëzuar nga të akuzuarit e tjerë.

Ajo është e punësuar në bankën “Stopanska Banka” dhe ka përdorur kompjuterin zyrtar për të bërë transmetimin e informacioneve.

Ministrja tha se MPB është e kënaqur nga provat që janë mbledhur në mbështetje të kallëzimit penal.

“Ne u lëmë organeve të tjera të vendosin në bazë të provave dhe dokumenteve që u kemi vënë në dispozicion”, deklaroi Jankullovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat