Akuza për Zaevin, Zhernovski: Kjo është një marrëzi!

Maqedonia

Akuza për Zaevin, Zhernovski: Kjo është një marrëzi!

Më: 31 janar 2015 Në ora: 13:58

Të gjithë ata që s’e kanë pasur të qartë se me çfarë regjimi kemi punë, ja ky është një rast që ta kuptojnë.

Ky është reagimi i parë i kryetarit të PLD-së Andrej Zhernovski, pas lajmit se MPB ngarkon liderin e opozitës Zoran Zaev me akuzën e spiunazhit dhe të puçit ndaj pushtetit.

“Kjo është një marrëzi që po vazhdon. As opozita dhe as pushteti nuk janë të befasuar. Opinioni vendas dhe ai ndërkombëtar janë tashmë në dijeni për qeverisjen totalitare. Tani të gjithë duhet të kemi kokat e ftohta. Regjimi po i shpalos hapur qëllimet e tij”, tha Zhernovski.

Ai tha se është i qartë motivi i arrestimit të ish-shefit të Shërbimit Sekret Zoran Verushevski dhe emri i aksionit policor, “Puç”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat