Media: Zaev nën hetimin e policisë, plan me Verushevskin për dhunimin e shtetit

Maqedonia

Media: Zaev nën hetimin e policisë, plan me Verushevskin për dhunimin e shtetit

Më: 31 janar 2015 Në ora: 12:57

Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev është në mesin e katër personave që dyshohen për rrënimin e rendit kushtetues të shtetit.

Portali proqeveritar Press24 shkruan paraditen e sotme për një aksion policor me emrin “Puc”, në kuadër të të cilit është arrestuar tashmë ish-shefi i Shërbimit Sekret Zoran Verushevski, por dhe dy persona të tjerë, një i ri 19-vjeçar dhe një i punësuar në Komunën e Strumicës.

Zoran Zaev është i vetmi që nuk është arrestuar nga katër personat që sipas dyshimeve kanë planifikuar dhunimin e institucioneve.

Sipas portalit, mësohet se hetimet kanë filluar në shtator të vitit të kaluar, pas një takimi mes kryeministrit Nikola Gruevski dhe liderit socialdemokrat, Zoran Zaev.

Ky i fundit ka kërcënuar kryetarin e Qeverisë se, në rast se nuk pranon qeveri teknike dhe zgjedhje të reja, do të publikojë “bombat” që ka opozita.

Që nga ky moment, policia ka aplikuar masat e përgjimit, duke mbledhur prova për dyshimet ndaj katër personave.

Për rrjedhojë, më 22 janar të këtij viti, policia arreston Verushevskin dhe në kompjuterin e tij gjen miliona dokumente, mes të cilave edhe përgjime të bisedave të figurave nga jeta politike dhe publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat