Shoqatat e gazetarëve skandalizohen nga ankesa e Prokurorisë për Kezharovskin

Maqedonia

Shoqatat e gazetarëve skandalizohen nga ankesa e Prokurorisë për Kezharovskin

Më: 31 janar 2015 Në ora: 11:57

Shoqatat e gazetarëve janë skandalizuar nga vendimi i Prokurorisë që të parashtrojë ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore Shkup 1, për të liruar me kusht gazetarin Tomislav Kezharovski.

Kryetarja e Sindikatës së Gazetarëve Tamara Çausidis tha se është e shokuar nga ky vendim i Prokurorisë.

“Ata presin ditën e fundit dhe reagojnë të premten për t’i minimizuar reagimet. Është një iluzion i tyre nëse mendojnë se ne nuk do të kërkojmë lirimin e Kezharovskit. Ai është i pafajshëm dhe ne do të luftojmë deri në fund për ta dëshmuar këtë. Ky është edhe një maltretim për të dhe për familjen e tij. Kjo tregon se çfarë u bëhet jo vetëm gazetarëve, por edhe të gjithë njerëzve në Maqedoni”, thotë Çausidis.

Ndërkohë, avokati i Kezharovskit tha se po punon në hartimin e kërkesës drejtuar Gjykatës Supreme për të rishikuar vendimin e shkallës së parë, i cili e shpall fajtor gazetarin.

Gjykata e Apelit, nga ana tjetër, nuk ka afat të përcaktuar për t’u deklaruar në lidhje me ankesën e Prokurorisë Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat