Dy javë kanë VMRO dhe LSDM për të rifilluar dialogun politik

Maqedonia

Dy javë kanë VMRO dhe LSDM për të rifilluar dialogun politik

Më: 31 janar 2015 Në ora: 11:10

Dy javët e ardhshme do të jenë periudha kur opozita dhe pushteti duhet të demonstrojnë konstruktivitet dhe të çojnë përpara dialogun politik.

Deri në mbërritjen e komsionerit Johannes Hahn në Shkup, dy partitë maqedonase duhet të gjejnë mënyrën për të rifilluar dialogun dhe për të krijuar një klimë pozitive politike.

Ardhja e komesionerit Hahn vlerësohet të ketë rëndësi të lartë për vendin dhe për integrimet në BE.

Por dy partitë maqedonase duket se nuk janë të vetëdijshme për rëndësinë që ka vizita dhe rifillimi i dialogut.

As LSDM dhe as VMRO nuk paralajmërojnë zbutjen e qëndrimeve.

Ndërsa LSDM thotë se nuk heq dorë nga kërkesat e saj, VMRO thotë se është e gatshme të bisedojë vetëm për tema të arsyeshme.

Temë e arsyeshme, sipas VMRO-së, nuk është kërkesa e LSDM-së për qeveri teknike.

Por në anën tjetër kjo çështje është pikërisht kërkesa kyçe e opozitës maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat