Tetova me numrin më të madh të pacientëve me grip

Maqedonia

Tetova me numrin më të madh të pacientëve me grip

Më: 31 janar 2015 Në ora: 10:39

Ajri i ndotur në Tetovë ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të pacienteve me grip.

Tetova madje është qyteti me më shumë pacientë të prekur nga gripi sezonal.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në Tetovë janë regjistruar deri tani 1.454 persona me grip.

Ky numër në Shkup është 1.300 persona.

Në total, referuar të dhënave nga të gjitha qytetet, numri i personave me grip është 5.185 persona.

Por nëse krahasohen këto të dhëna me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shënohet një ulje me 4.5 për qind, ndërsa në krahasim me mesataren e dhjetëvjeçarit të fundit, shënohet rritje me 7.4 për qind.

Instituti i Shëndetit Publik informon se në qendrat e saj ka ende rreth 300 vaksina kundër gripit sezonal, për të gjitha ata persona që duan të imunizohen përpara se gripi t’i sulmojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat