MASH e hapur për dialog

Maqedonia

MASH e hapur për dialog

Më: 30 janar 2015 Në ora: 20:13

Në lidhje me propozimin e sotëm të Senatit Universitar të Universitetit "Shën. Qirili dhe Metodi" – Shkup, i dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, dëshirojmë të theksojmë që:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është gjithmonë e hapur për dialog dhe ide të argumentuara të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e arsimit të lartë dhe reforma të mëtejshme që do të jenë në interes të të gjitha palëve në procesin arsimor.

Ministria, siç e kemi thënë publikisht edhe më parë, është e gatshme që në periudhën e ardhshme të organizon proces të analizës gjithëpërfshirëse, profesionale dhe të plotë me të gjitha subjektet në këtë fushë, si dhe shqyrtimin e praktikave dhe përvojave më të mira në këtë fushë, një proces nga i cili do të kishin lindur propozime për reforma dhe përmirësime në arsimin e lartë.

Ne besojmë se zhvillimi i mëtejmë i cilësisë së arsimit të lartë është angazhim themelor i të gjithë neve dhe theksojmë se propozimin e Senatit të UQDhM e vlerësojmë si konstruktiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat