Takimi me veteranët shtyhet për një ditë tjetër, shkak rehabilitimi i Ahmetit

Maqedonia

Takimi me veteranët shtyhet për një ditë tjetër, shkak rehabilitimi i Ahmetit

Më: 30 janar 2015 Në ora: 18:15

Kabineti i Kryetarit të BDI-së ka kërkuar nga veteranët e UÇK-së që të shtyjnë takimin e nesërm për një ditë tjetër.

Siç mësohet, takimi nuk do të anulohet, por thjesht do të shtyhet për një datë tjetër, për arsye shëndetësore të kreut të BDI-së, Ali Ahmetit.

Kabineti shpreson që kërkesa të hasë në mirëkuptimin e veteranëve dhe takimi të zhvillohet një ditë tjetër, që do të caktohet në mënyrë plotësuese nga të dyja palët.

Mësohet se Ahmeti vijon rehabilitimin e tij në shtëpi, pas aksidentit ku u përfshi 10 ditë më parë, dhe se nuk ka filluar ende me aktivitetet partiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat