Prokuroria kundërshton lirimin me kusht të Kezharovskit

Maqedonia

Prokuroria kundërshton lirimin me kusht të Kezharovskit

Më: 30 janar 2015 Në ora: 17:05

Prokuroria ka parashtruar ankesë ndaj vendimit të Gjykatës së Themelore Shkup 1 që liron me kusht gazetarin Tomislav Kezharovski.

Prokuroria në ankesën e saj vlerëson se gjykata ka përcaktuar gabimisht gjendjen faktike të rastit dhe se i dënuari nuk përmbush kushtet ligjore për të qenë i liruar nga burgu.

Ankesa pason vendimin e Gjykatës Themelore Shkup 1, e cila pranoi kërkesën e drejtorit të burgut që Kezharovski të lirohej me kusht, meqë përmbush kushtet ligjore, gjegjësisht ka vuajtur më shumë se 90 për qind të dënimit.

Tani, vendimi për lirimin me kusht të gazetarit duhet të merret nga Gjykata e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat