Veteranët e UÇK-së do të takojnë nesër kreun e BDI-së

Maqedonia

Veteranët e UÇK-së do të takojnë nesër kreun e BDI-së

Më: 30 janar 2015 Në ora: 16:21

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti do të takojë nesër (e shtunë) veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Takim i nesërm u caktua dy javë më parë, kur veteranët qëndruan në selinë e BDI-së, për të shtruar kërkesat që ata kanë.

Nismës së veteranëve të UCK-së nga Kumanova dhe Likova, për të kërkuar nga BDI zgjidhjen e problemeve të tyre sociale, do t’i bashkëngjiten edhe veteranët nga Vica e Tetovës.

“Ne veteranët e luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të fshatit Vicë,Tetovë,në mbledhjen e mbajtur më 28.01.2015 në fshatin Vicë duke parë dhe analizuar gjendjen faktike të lërë pas dore të pjesës dërmuese, në të gjitha pikëpamjet e sferave të jetës, vendosëm unanimisht t’ju dalim përkrah veteranëve të UÇK-së në Likovë dhe Kumanovë”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.

Dy javë më parë, veteranët e UÇK-së në Kumanova dhe Likova vizituan selinë e BDI-së në Tetovë, ku u pritën nga zyrtarë të lartë të kësaj partie.

Mungesa e Ahmetit në seli nuk pengoi që mes tij dhe veteranëve të zhvillohej një bisedë telefonike, në të cilën u dakorduan që takimi të mbahet më 31 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat