Besimi: Dialogu politik të rifillojë para se Hahn të mbërrijë në Shkup

Maqedonia

Besimi: Dialogu politik të rifillojë para se Hahn të mbërrijë në Shkup

Më: 30 janar 2015 Në ora: 15:31

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Fatmir Besimi thotë se nevojitet rifillimi i dialogut politik që integrimi i Maqedonisë në BE të shkojë përpara.

Gjatë një takimi me gazetarë, mëngjesin e sotëm, Besimi tha se është e nevojshëm që përparimi në këtë aspekt të shënohet më parë se të vijë në Shkup komesioneri Johannes Hahn.

Sipas Besimit, është i nevojshëm krijimi i një klime politike që do të mundësonte mbajtjen e takimit të radhës të Dialogut në Nivel të Lartë.

“Prandaj ka shumë rëndësi që vizita e Hahn-it të kuptohet seriozisht nga të gjitha palët politike në vend, për t’i dhënë mundësi Dialogut në Nivel të Lartë që të ndihmojë procesin e integrimit, sepse në këtë mënyrë ne do të japim argument shtesë për gjithçka ne kemi bërë për sa i përket integrimit”, tha Besimi.

Ai tha se Qeveria po bën përpjekje për të rikthyer në Kuvend opozitën maqedonase, por shtoi se këto përpjekje duhet të vijnë edhe nga ana tjetër.

Komesioneri Hahn duhet të mbërrijë në Shkup më datë 17 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat