Mediat greke përkujtojnë se Rusia e njeh emrin kushtetues të Maqedonisë

Maqedonia

Mediat greke përkujtojnë se Rusia e njeh emrin kushtetues të Maqedonisë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 13:34

Në shkrime të panumërta për marrëdhëniet ruso-greke të cilat këtyre ditëve po publikohen në mediat greke, disa media po përkujtojnë faktin se Rusia e njeh emrin kushtetues të Maqedonisë, informon Mia.

“ Rusia njashtu e njeh Shkupin si ‘Republika e Maqedonisë’, që nënkuptohet nuk duhet që të jetë arsye për marrëdhënie të prishura të Greqisë ndaj Moskës”, komenton një medium nga Kreta.

Njohja e emrit kushtetues të Maqedonisë nga ana e Rusisë numërohet midis sugjerimeve në marrëdhëniet greko-ruse, ndërsa analistët theksojnë se duhet që të ketë kujdes nëse dikush prej kushteve për partneritet strategjik me Rusinë d.m.th edhe tërheqje nga bashkëpunimi me Perëndimin dhe lidhje religjioze me qëndrimet e Kremlinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat