Maqedonia i ka borxh 1 milion euro në OKB

Maqedonia

Maqedonia i ka borxh 1 milion euro në OKB

Më: 30 janar 2015 Në ora: 13:34

Maqedonia është hequr nga lista e shteteve që ishin të suspenduara të drejtat e tyre të votimit në Kuvendin e përgjithshëm, ka vërtetuar zëdhënësi i Ban Ki Mun për REL. Më pastaj ka dërguar një tabelë me të dhëna për atë se sa shteti duhet që të paguaj, në të cilën është përmendur shuma prej 1.007.672 dollar amerikan.

Në të, grafi kontribute të përgjithshme që duhet paguar, përmendet shuma 1.007.672 dollar amerikan.

Në pjesën e quajtur si buxhet i rregulluar shkruan se Maqedonia duhet të paguaj 601.998 dollar amerikan, për operacionet e paqes të organizatës 344.448 dollar amerikan dhe për tribunalet ndërkombëtare 61.186 dollar amerikan, shumë e cila e jep atë të përgjithshmen mbi 1 milion dollar. Kompetentët e marrëdhënieve diplomatike komentojnë se kjo shumë është shumë e lartë për një vend si Maqedonia dhe sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për ndonjë borxh të pa paguar me vite.

Nga ministria e punëve të jashtme të Maqedonisë nuk e komentojnë borxhin e përgjithshëm të vendit ndaj Kombeve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat