Radio Shkupi: Shkak për shkarkimin e Laçit, mungesat në punë

Maqedonia

Radio Shkupi: Shkak për shkarkimin e Laçit, mungesat në punë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 12:57

Arsyeja për shkarkimin e gazetarit Bekim Laçi nga detyra e redaktorit në Radio Shkupi, është mungesa e vijueshmërisë në punë.

Kështu thonë burime pranë Radio Shkupit, që nuk duan të deklarohen publikisht, për arsye kolegjiale.

Sipas tyre, mësohet se Laçi, prej kohësh, nuk ka qenë i rregullt në punë dhe nuk ka kryer detyrat që i janë ngarkuar.

Kjo ka qenë arsyeja që ka çuar në shkarkimin e tij nga detyra e redaktorit.

Laçi, nga ana tjetër, dyshon se shkarkimi i tij është bërë për motive politike.

Ai thotë se shkak për shkarkimin e tij është qëndrimi kritik ndaj problematikave të caktuara, me natyrë politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat