Vonesat e honorareve, tubim para Ministrisë së Punës

Maqedonia

Vonesat e honorareve, tubim para Ministrisë së Punës

Më: 30 janar 2015 Në ora: 11:50

Sindikatat dhe shoqatat qytetare, që kanë nënshkruar Deklaratën për Solidaritet, do të tubohen përpara Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të premten e javës së ardhshme, për të kërkuar sqarime për vonesat e honorarëve të muajit janar.

Sipas Lëvizjes “Solidariteti”, qëllimi i këtij tubimi është që t’i dëshmohet pushtetit se ndryshimet ligjore kanë një sërë defektesh.

Ai tha se tubimi është një paralajmërim për protestën kryesore që do të zhvillohet më 13 shkurt.

Personat e angazhuar me honorarë nuk kanë marrë ende kompensimin e muajit janar, kjo për shkak të detyrimeve të reja të punëdhënësve, që duket se kanë rënduar procedurën e dhënies së pagave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat