Disa lagje të Shkupit pa rrymë elektrike

Maqedonia

Disa lagje të Shkupit pa rrymë elektrike

Më: 30 janar 2015 Në ora: 10:03

Për shkak të intervenimeve që do ti kryej EVN Maqedoni, sot për një periudhë të caktuar nuk do të ketë rrymë në disa lagje të Shkupit.

Nga ora 8:30 deri 14:30, pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e rrymës në rrugën Xhon Kenedi, Seravë dje Kemal Ataturk Komuna e Çairit.

Nga ora 07:00 deri 08:00 pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e rrymës në zonën industriale Vizbeg te rruga e vjetër e Kaçanikut, një pjesë e lagjes Bradovcë.

Nga ora 10:00 deri 14:00, pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e rrymës në fshatin Radishani, rruga 52pn Komuna e Butelit. Nga ora 10:00 deri 14:00, pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e rrymës në rrugën 800 në Komunën e Gazi Babës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat