Tribunë për sipërmarrësit e rinj

Maqedonia

Tribunë për sipërmarrësit e rinj

Më: 30 janar 2015 Në ora: 09:53

Sipërmarrësit duhet të mbështeten nga shteti. “Krijimi i mjedisit afarist për zhvillim të sipërmarrësve” – shtylla e dytë e Strategjisë evropiane sipërmarrëse 2020 është tema e tryezës së rrumbullakët që do të mbahet sot në Strumicë në organizim të “Rrjetit për mbështetje të sipërmarrësve të rinj”.

Qëllimi i takimit është që përmes dialogut të fitohet kontribut relevant i nevojshëm për zhvillim të planit të përbashkët strategjik të aksionit të “Rrjetit për mbështetje të sipërmarrësve të rinj” në pajtim me Strategjinë evropiane sipërmarrëse 2020.

Projekti “Rrjeti për mbështetje të sipërmarrësve të rinj” është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim që t’i përforcojë kapacitetet e organizatave qytetare dhe të mundësojë rrjetëzimin e tyre dhe koordinimin e nismave për nxitjen e sipërmarrësisë rinore dhe kyçjen aktive të të rrinjve në tregun e punës.

Sipërmarësit e rinj me kualitetet që disponojnë janë shpresa e vetme për ndryshime në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat