Magjistralja Shkup-Tetovë do të bllokohet nga protestuesit

Maqedonia

Magjistralja Shkup-Tetovë do të bllokohet nga protestuesit

Më: 30 janar 2015 Në ora: 09:36

Këshilli i prindërve i shkollës fillore “Emin Duraku” të fshatit Bukoviq të Shkupit sot përmes një proteste paqësore do t’a bllokojn magjitralen Shkup-Tetovë.

Kërkesa e tyre është zgjidhja e disa problemeve urgjente te kjo shkollë.

Protesta e paralajmëruar në polici do të mbahet në afërsi të Urës së Sarajit me fillim në ora 13.30 .

Policia e komunikacionit apelon vozitësit që të shfrytëzohet qarkorja e Shkupit për shkak të bllokadës në hyrje të magjistrales Shkup-Tetovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat