Publikohet sot “Deputeti im nr.14", sa deputetët kanë punuar

Maqedonia

Publikohet sot “Deputeti im nr.14", sa deputetët kanë punuar

Më: 30 janar 2015 Në ora: 09:22

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do t’a lëshon botimin "Deputeti im nr.14" për periudhën maj-dhjetor 2014. Ky botim është një pasqyrë statistikore e të dhënave përmbledhëse për punën e deputetëve në Dhomën legjislative të Maqedonisë, sipas parametrave të caktuara.

Në këtë botim ekzistojnë të dhëna për strukturën dhe përbërjen e Kuvendit, për numrin e ligjeve të miratuara, prezencën dhe mungesën e 123 deputetëve, numrin e fjalimeve të tyre, numrin e propozim-ligjeve dhe amendamenteve të parashtruara, numrin e pyetjeve të deputetëve, replikave dhe kundërreplikave, si dhe numrin e votimeve të regjistruara.

"Deputeti im", përveç karakterit informativ, e tregon edhe transparencën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, gjë që është kusht për demokracinë e vërtetë parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat