Gjinekologët rrjepin gratë shqiptare

Maqedonia

Gjinekologët rrjepin gratë shqiptare

Më: 30 janar 2015 Në ora: 09:09

Gratë që kanë sigurim shëndetësor në mënyr të paligjshme paguajnë para gjatë kontrolleve te gjinekologët amë në Maqedoni.

Këtë hallë të madh e ka edhe Lirija nga Shkupi, e cila ditë më parë u paraqit në redaksin tonë të lajmeve “Zhurnal”.

Ajo tregon storje tronditëse se si gjatë çdo vizite te gjinekologu amë paguan nga 200-500 denarë, pa i dhënë sqarime gjinekologu se çfarë shërbime paguan pacientja.” Unë jam e martuar katër vite. Nuk kam fëmijë. Shumë shpesh shkoj te gjinekolgja ime. Ajo gjatë çdo kontrolli më mer nga 200-500 denar. Nuk di atëhër pse unë kam sigurim shëndetësor kur paguaj para”, shprehet Lirija .

Ajo nuk e përmend ordinancën gjinekologjike që i merr ato para në mënyr të jashtëligjshme, për shkak të frikës se mos ketë ndonjë pasojë.

Por Lirija n’a rrëfen se të gjithë gratë që ajo njef kanë këtë hallë të madh me pagesën. Sipas saj në Shkup ka shumë gjinekologë te të cilët edhe pse je paciente e regjistruar te një gjinekologë, nuk mund të kalosh asesi pa paguar shërbimin ilegal.

Ndryshe, informacionet tona jozyrtare flasin se rregullat e Fondit për Shëndetësi janë ndryshe. Një grua që ka sigurim shëndetësor(librezë) dhe është e regjistruar te ndonjë gjinekologë amë, ajo asnjëher nuk guxon të jep as 1 denar për kontrollet. Fondi i ka obliguar gjinekologët amë që kontrollet gjinekologjike, eho-ja e barkut, kollposkopia, marja e briseve mikrobiologjike dhe PAP-të një herë në vit të jenë FALAS.

Megjithatë gjinekologët e papërgjegjëshëm që në mënyr jolegale paguajnë shërbime duhet të paraqiten urgjentisht nga pacientet te kontrolla e Fondit të Shëndetësisë në numrin 02 3289-011 dhe poashtu rastin duhet t’a paraqesin edhe në Drejtorinë për të Hyra Publike 198 .Pasi gjinekologët amë marrin para pa mos dhënë llogari fiskale.

Ndryshe, gjinekologët amë në Maqedoni marrin kapitacionin mujor(rrogë) nga Fondi i Shëndetësisë varësisht nga numri i pacienteve. Ka shumë gjinekologë që kanë edhe nga 5000 paciente të cilët marrin nga Fondi për një muaj 4000 euro.

Edhe pse gjinekologët mbeten mjekët më të paguar, ata rrjepin ilegalisht gratë hallexhinje shqiptare që mezi mbijetojnë në këtë kohë krize.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat