Shkarkohet nga posti i redaktorit në Radio Shkupi, gazetari Bekim Laçi

Maqedonia

Shkarkohet nga posti i redaktorit në Radio Shkupi, gazetari Bekim Laçi

Më: 30 janar 2015 Në ora: 08:43

Shkarkohet nga posti i redaktorit në Radio Shkupi, gazetari i mirënjohur Bekim Laçi. Lajmin e publikoi në Facebook vet gazetari, i cili sqaron arsyet e shkarkimit nga posti i redaktorit për shkak se nuk mori parasysh “këshillat miqësore” të një qeveritari dhe të drejtuesve të këtij institucioni, për të ndryshuar qasjen ndaj disa problematikave.

Ja postimi i plotë i gazetarit Bekim Laçi:

"Pas ‘keshillave miqësore’ nga një zyrtar qeveritar dhe disa drejtues të RadioTelevizionit të Maqedonisë, (Servisit Publik) që të ndryshojë qasja ime rreth disa problemeve politiko-shoqërore, të cilën e shprehi nëpërmjet opinoneve dhe komenteve të shkruara në gazeta dhe portale, pa asnjë paralajmërim, shkarkohem nga detyra e redaktorit, që për mu nënkupton degradim profesional, por në të njëjtën kohë, avansim moral, pasi asnjëhërë nuk kam përdorur elementin shpifës, nënçmues ose ofendues, por, edhe nuk jam shnëdruar në megafon të qarqeve të caktuara politike. Jam i vetëdijshëm për puthadorët e pushtetit të cilët i vardisen politikëbërjes duke eleminuar ‘rezikun potencial’ të krijuar te kokat e tyre të sëmura, prandaj këtë status publik e shkruaj sa për t’u sqaruar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat