Dyqind pacientë incizohen në PET/TK në "Axhibademi Sistina"

Maqedonia

Dyqind pacientë incizohen në PET/TK në "Axhibademi Sistina"

Më: 29 janar 2015 Në ora: 20:23

Dyqind incizime nga viti i kaluar e deri më tani, janë bërë në PET Qendrën në Spitalin klinik "Axhibadem Sistina". Pjesa më e madhe e incizimeve janë bërë nga pacientë me limfa.

Në prezantimin e rezultateve nga puna njëvjeçare e PET Qendrës sot në konferencë shtypi u theksua se nga PET skenat e përpunuar, më së shpeshti patologji në PET qendrën janë limfat rreth 40 për qind nga numri i përgjthshëm i pacientëve, pastaj melanomët malinj me 30 për qind, ndërsa 30 për qind të tjera u përkasin patologjisë tjetër, si karcinom koloerktakm kacienom në gji në stadim avancues, karcinomë në kokë dhe fyt, karcinomë në organet mashkullore dhe femërore, sarkomë dhe të tjera.

Shefja e repartit të mjedësisë bërthamore dhe PET qendrës në spital, dr. Liljana Muraovska tha se sipas përvojave preliminare, siguria diagnostifikuese e kësaj metode ka ndikim në krijimin e trajtimit të mëtejshëm posaçërisht në onkologji.

"Përveç se në onkologji përdoret edhe në karidologji dhe neurologji. Jemi krenarë që të themi se deri më tani janë bërë 200 pacientë që është numër i shkëlqyeshëm duke apsur aparsysh atë se PET qendra deri më tani funksiononte vetëm me pacientë privat. Krahasuar me qendrat e tjera, si për shembull në Gjermani pas instalimit të së parës PET/TK, në vitin parë të punës janë bërë rreth 650 skena që duke pasur parasysh numri i përgjithshëm të popullatës në këtë vend është relativisht më pak në krahasim me numrin tonë", theksoi Muratovska.

Shefja e Qendrës për onkologji dhe radioterapi në spital, dr.Deva Petrova theksoi se lidhru me përcaktim të stadiumit të sëmundjes më së shpeshti janë drejtuar apcientë me karcinom në mushkëri, tumorë në kohë dhe fyt dhe tumorë në testise.

"Rezultatet nga PET/TK na jepnin drejtime që në mënyrë të rregullt t'i korrigjojmë hapat e mëtejshëm në mjekim gjegjësisht se nëse do të fillojmë me trajtim kirurgjik, onkologjik ose radiotepeutik. Pas diagnostifikimit të sëmundjes metastike, ose sëmundjes avancuese ka logo-rajonale, ku fillohet fillimisht me trajtim onkologjik, pas trajtimit bëhet PET/TK me qëllim që të shihet se sa është efikase terapia. Dhe në qoftë se ka reagim nha terapia bëhet ndryshim i rrjedhës së mëtejshme të mjekimit me trajtim kirurgjik ose rrezatues", tha Petrova.

PET qendra në këtë spital është i pari i këtij lloji në maqedoni dhe rajon, i cili është i pajisur me kamerë më bashkëkohore PET/TK e cila mund t'i ofrojë të gjitha shërbimet më të njohura bërthamore mjekësore-diagnostifikuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat