LSDM: Arrestimi i Verushevskit, rast i montuar politik

Maqedonia

LSDM: Arrestimi i Verushevskit, rast i montuar politik

Më: 29 janar 2015 Në ora: 16:58

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë thotë se arrestimi i ish-shefit të Shërbimeve Sekrete, është rast i montuar.

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov tha se qëndrimi i opozitës do të dihet së shpejti, porse gjithçka mund të thuhet tani, është se bëhet fjalë për një rast të montuar politik.

“Shilegov dyshohet për posedim të paligjshëm të armëve dhe i është caktuar masa e arrestit me burg. LSDM nuk ka pasur kontakte me Verushevskin, edhe pse ai është ish-funksionar i saj. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk e ndjekim rastin”, tha Shilegov.

Ai paralajmëroi se partia, së shpejti, do të deklarohet në lidhje me arrestimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat