Ademi: Sipas ligjit, grevistët nuk do të marrin pagë të plotë

Maqedonia

Ademi: Sipas ligjit, grevistët nuk do të marrin pagë të plotë

Më: 29 janar 2015 Në ora: 16:57

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve, tha se mësimdhënësit që janë në grevë nuk do të marrin pagën e plotë.

Ministri tha se, sipas ligjit, në situatë kur mësimdhënësi hyn në grevë, punëdhënësi është i obliguar të paguajë vetëm kontributet.

“Mësimdhënësit nuk janë të informuar se gjatë kësaj periudhe ata nuk do të marrin pagën e plotë nga Ministria e Arsimit dhe komunat”, tha Ademi.

Ai u shpreh se nxënësit po keqpërdoren, sidomos për sa i përket testimit ekstern, porse kjo do të ketë pasoja të dëmshme si për vetë nxënësit, ashtu dhe për familjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat