PDSH: Banorët e Pollogut thithin 3 ton pluhur në ditë

Maqedonia

PDSH: Banorët e Pollogut thithin 3 ton pluhur në ditë

Më: 29 janar 2015 Në ora: 16:52

PDSH ka denoncuar sot në Kuvend pasojat e ndotjes së ajrit në Tetovë.

Deputetja Merale Uzeiri - Ferati, gjatë seancës për pyetje deputetësh, tha se ajri i ndotur po dëmton shëndetin e banorëve të Pollogut.

“Se sa shqetësuese, sa alarmante dhe do të kisha thënë sa tragjike është situate në Pollog tregojnë të dhënat e matura nga matjet e shkallës së ndotjes që shkakton Jugohromi së bashku me statistikat të cilat tregojnë rritjen e numrit të sëmundjeve të ndryshme vdekjeprurëse. Sipas të dhënave zyrtare shkalla e ndotjes në Tetovë është për 150 deri në 200 herë më e lartë nga norma e lejuar. Kapaciteti momental i Jugohromit në ditë prodhon përafërsisht 3 ton pluhur”, tha deputetja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat