Opozitës shqiptare i del gjumi vetëm nëse i preket interesi

Maqedonia

Opozitës shqiptare i del gjumi vetëm nëse i preket interesi

Më: 29 janar 2015 Në ora: 16:52

Opozita shqiptare në Maqedoni është tepër pasive në politikëbërje. Me javë humbin kontaktin me popullin dhe mediat. Nuk reagojnë ndaj proçeseve politike dhe ngjarjeve të përditshme.

Opozita shqiptare edhe pse disa herë deklaron se bënë përpjekje për më shumë të drejta dhe buxhet për shqiptarët, në praktik nuk shohim asnjë plan-veprimi konkret, ndonjë protest, ndonjë analizë e saktë e ndonjë ligji për ekonomi, financa, infratstrukturë, shëndetësi, mbrojtje sociale.

Qytetarët kanë mbetur gojëhapur me opozitën shqiptare pasi nuk dëshmojn seriozitetin ndaj proceseve politike. Është për keqardhje se këta dalin në “mejdan” vetëm për diskreditime dhe qërime hesapesh personale, por jo edhe për të analizuar mirë dukurit dhe mënyrën se si të ofrojnë zgjidhje afatgjate për qytetarët e dëshpruar.

Partitë opozitare shqiptare si Partia Demokratike Shqiptare, PPD-ja,Rilindja Demokratike Kombëtare dhe Lëvizja “Besa” rëndë artikulojnë kërkesat e qytetarëve dhe kanë pothuajse një ritëm. Iu del gjumi-vetëm nëse ju preket interesi i tyre i ngushtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat