Maqedonia rreshtohet me Perëndimin, voton kundër Rusisë në KiE

Maqedonia

Maqedonia rreshtohet me Perëndimin, voton kundër Rusisë në KiE

Më: 29 janar 2015 Në ora: 15:33

Maqedonia ka deklaruar mbështetjen e saj për sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, në cilësinë e delegatit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka votuar për mospranimin e akreditimeve të Rusisë në Asamblenë Parlamentare.

Vendimi që ka marrë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i merr të drejtën e votës Rusisë në këtë institucion.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar shefi i delegacionit Aleksej Pushkov, i cili tha se Rusia do të tërhiqet për një vit nga Asambleja Parlamentare.

Kjo e fundit kushtëzon Rusinë që të ndërpresë aneksimin ilegal të Krimesë dhe të hetojë me transparencë vdekjet dhe zhdukjet e shumë personave, si dhe shkeljen e të drejtave të njeriut nga “policia dhe forcat e armatosura (të militizuara)” në këtë rajon.

Kjo është hera e parë që Maqedonia paraqet hapur qëndrimin e saj në lidhje me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Rusisë, pas ngjarjeve të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat