Ramadani: Objekti është imi, por selia ndodhet në bodrum

Maqedonia

Ramadani: Objekti është imi, por selia ndodhet në bodrum

Më: 29 janar 2015 Në ora: 15:18

Kryetari i OJQ “Duam Çair të pastër” Alisetar Ramadani thotë se objekti që shfaqet në foto nuk është seli e organizatës, megjithëse pranon se është pronë e tij.

Ai thotë se selia e kësaj OJQ-je ndodhet në bodrumin që ndodhet të pjesa e vjetër e ndërtesës, por jo në ambientet e reja që janë shtuar në mënyrë ilegale.

Ramadani, në reagimin me shkrim, thotë se madje ka qenë kundër kur fqinjët kishin propozuar të shtoheshin apartamentet dhe se kish marrë garanci me noter se punimet do të kryhen në përputhje me ligjin.

Ai thotë se shtesat janë legalizuar, ndërsa ai nuk e ka paguar ende kompensimin për ta bërë objektin e ligjshëm.

"Me siguri ata që më së shumti e kanë shkelur ligjin tentojnë të na frikësojnë se ne e paskemi shkelur ligjin! Nëse vërtetohet se ne e kemi shkelur ligjin me ndërtimin e këtij objekti së bashku me fqinjët e mi, ja ku deklaroj publikisht se unë pjesën time do ta rrënoj”, thotë Ramadani në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat