VMRO: A e di ndonjëri kush është Viktor Gaber?

Maqedonia

VMRO: A e di ndonjëri kush është Viktor Gaber?

Më: 29 janar 2015 Në ora: 15:17

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj letrës së hapur të diplomatit Viktor Gaber, i cili zbuloi dje se Maqedonia ka humbur të drejtën e votës në OKB.

Në reagimin me shkrim, VMRO thotë se diplomati maqedonas kërkon vëmendje, sepse “të gjithë e kanë harruar”.

“Tipat si Viktor Gaber kërkojnë vëmendje, sepse mes të tjerash askush nuk kujtohet kush kanë qenë ata dhe nëse kanë bërë diçka për shtetin, përveçse kanë ushtruar pushtet dhe fuqi. Ndaj dhe nuk na habit nëse dikush që i vlerëson veprimet e tyre, bën ndonjë gabim gjatë kësaj e sipër dhe opinioni këtë gjë e mirëkupton, dhe madje pyet – kush është ky person me emrin Viktor Gaber dhe a ka dikush që di çfarë ka bërë ai”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat