SASH nuk pranon bisedime duke pezulluar grevën

Maqedonia

SASH nuk pranon bisedime duke pezulluar grevën

Më: 29 janar 2015 Në ora: 13:45

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk ka pranuar dorën e shtrirë të ministrit Abdilaqim Ademi për bisedime të reja.

Sindikata thotë se për të është e papranueshme oferta e ministrit që greva të ndërpritet dhe bisedimet të rikthehen.

“Kjo ofertë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtën e grevës”, tha Sindikata.

Gjatë ditës së djeshme, ministri Ademi tha se MASH është e hapur për bisedime me SASHK-un, porse në kushte të grevës nuk mund të bisedime të mirëfillta.

“Shpresoj se drejtuesit e SASHK-ut do të vendosin ndërprerjen e grevës dhe në këtë mënyrë do t’i japin edhe një shans dialogut konstruktiv”, deklaroi Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat