Gripi i derrit nuk është shkaku i vdekjes së 12-vjeçares

Maqedonia

Gripi i derrit nuk është shkaku i vdekjes së 12-vjeçares

Më: 29 janar 2015 Në ora: 13:05

(E plotësuar) - Shkak për vdekjen e 12-vjeçares nuk është gripi i derrit.

Lajmi që u raportua nga mediet maqedonase është përgënjeshtruar nga Klinika Infektive në Shkup.

Mjekët po hulumtojnë shkaqet e vdekjes së vajzës, e cila ndërroi jetë paraiten e sotme.

Mësohet se vajza është pranuar në spital me disa sëmundje.

Ndërroi jetë nga gripi i derrave, fëmija 12 vjeçar nga Shkupi

Viktima e fundit e gripit të derrave në Maqedoni është një fëmij 12-vjeçar nga Shkupi, që mbrëmë ndërroi jetë në Klinikën Infektive, informuan nëpunësit shëndetësor.

Vajza disa ditë më parë ishte në gjendje kritike, për shkak të cilës arsye ishte vendosur në respirator.

Ajo në Klinikën Infektive është pranuar para disa ditësh , pasi që paraprakisht i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat