PPD do ta padisë në gjykatë kryetaren e dorëhequr

Maqedonia

PPD do ta padisë në gjykatë kryetaren e dorëhequr

Më: 29 janar 2015 Në ora: 12:18

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e kryetares së sapozgjedhur, Teuta Kamberi-Llalla.

Në reagimin e publikuar në faqen e Facebook-ut të PPD-së, thuhet se Llalla ka dhënë dorëheqje nën ndikimin e, sic thuhet, strukturave të afërta familjare.

“Në lidhje me komunikatën e Teuta Kamberit -Llalla për dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryetares së PPD-së, e njoftojmë opinionin se ajo është dorëheqje e influencuar nga struktura të afërta familjare të saj, të cilët deshën vendosjen politike ta bartin jashtë strukturave partiake dhe kornizës statutare. Akuzat e saja në lidhje me kinse ‘keqpërdorimet e vulave’ duhet t’i dëshmojë para organeve të drejtësisë. PPD hollësisht do ta informojë opinionin për këtë me komunikatë”, thuhet në reagimin e PPD-së.

Teuta Kamberi – Llalla, ndryshe bashkëshorte e publicistit Arben Lalla, njoftoi dje me një deklaratë të shkruar dorëheqjen nga detyra e kryetares së PPD-së, vetëm 10 ditë pas zgjedhjes së saj në Kongres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat