Jakimovski: “P’shuran largohu nga parkingu”

Maqedonia

Jakimovski: “P’shuran largohu nga parkingu”

Më: 29 janar 2015 Në ora: 10:53

Një zënke verbale mes kryetarit të komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski dhe një personi të panjohur mbrëmë ka mundur të përfundoj me rrahje fizike.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së Shkupit në Qendrën Tregtare ZEBRA. Një person i panjohur kishte parkuar gabimisht veturën para hyrjes kryesore të kësaj qendre dhe kishte bllokuar gjithë parkingun. Jakimovski ka dashur të dal me veturë, por ka qenë e pamundshme.

Personi i panjohur pas zënkës verbale e kishte kapur për pallto kryetarin e komunës Jakimovski dhe e kishte kërcënuar fizikisht. Jakimovski i nervozur dhe kishte bërtitur me fjalët: “P’shuran largohu nga parkingu”.

Ndërkoh, kishte intervenuar edhe sigurimi i kësaj qendre shkruan e përditshmja maqedonase “Vest”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat