Boneva mohon se mori 23 mijë euro për shpenzimet e udhëtimit

Maqedonia

Boneva mohon se mori 23 mijë euro për shpenzimet e udhëtimit

Më: 29 janar 2015 Në ora: 10:44

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Silvana Boneva i ka cilësuar si të pavërteta shkrimet e medieve që thonë se gjatë 11 muajve të parë të vitit 2014 ka marrë rreth 23 mijë euro, për shpenzimet e rrugës.

Ajo thotë se nuk është e vërtetë e dhëna se ka marrë 5 mijë euro në muaj për shpenzimet e udhëtimit, por nuk tregon se cila është shuma e vërtetë e mjeteve.

“Kompensimi për karburantin dhe amortizimin e marrin të gjithë deputetët e opozitës dhe shumicës parlamentare në përputhje me Ligjin, dhe jo thjesht një deputet i vetëm. Ky kompensim u jepet deputetëve që prej 25 vitesh”, shkrua Boneva në postimin e saj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat