Partitë dhe ambasadat, heshtje dhe rezerva për risocializimin e xhihadistëve

Maqedonia

Partitë dhe ambasadat, heshtje dhe rezerva për risocializimin e xhihadistëve

Më: 29 janar 2015 Në ora: 10:34

Partitë politike në pushtet dhe ambasadat e huaja s’kanë ndërtuar ende qëndrimin e tyre në lidhje me propozimin e Bashkësisë Fetare Islame, për risocializimin e personave që luftojnë në frontet e huaja.

E vetmja që i është përgjigjur interesit të gazetarëve, ka qenë BDI, zyrtarë të së cilës thanë se nuk janë të njohur hollësisht me propozimin dhe se vetëm pas shqyrtimit të tij, do të mund të deklarohen.

Bashkësia Fetare Islame propozoi të hënën një plan për risocializimin e shtetasve nga Maqedonia që marrin pjesë në luftërat në vendet e Lindjes.

Propozimi është marrë me shumë vetëpërmbajtje nga të gjithë faktorët, për faktin se çështja mbart ndjeshmëri të lartë dhe, nga ana tjetër, Kuvendi ka miratuar ndryshimet ligjore që parashohin dënime me burg për shtetasit që luftojnë për shtete ose organizata të tjera.

Disa nga mediet maqedonase janë deklaruar menjëherë kundër këtij propozimi, sepse sipas tyre risocializimi sipas propozimit të BFI-së do të thotë privilegje për, siç i quajnë ato, xhihadistët që luftojnë përkrah ISIS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat