30 mijë vajza nga Tetova asnjehër nuk janë paraqitur te gjinekologja amë

Maqedonia

30 mijë vajza nga Tetova asnjehër nuk janë paraqitur te gjinekologja amë

Më: 29 janar 2015 Në ora: 10:30

Më shumë se 30 mijë vajza nga rajoni i Tetovës asnjëher nuk kanë shkuar t’a vizitojnë gjinekologun, raporton Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”. Këta shifra alarmante tregojnë kulturën e ulët të vajzave shqiptare për t’u konsultuar me gjinekologen për shëndetin e tyre.

Vajzat shqiptare nuk vendosin lehtë të shkojnë te mjeku dhe të antarsohen te gjinekologja amë. Arsyeja dominante është mentaliteti patriarkal se po qese viziton gjinekologen ose je shtatzëne ose ke ndonjë problem tjetër shëndetësor.

Ardita nga Tetova, një studente e Juridikut thotë se shumë rëndë është të thyhen botëkuptimet e shoqërisë sonë.” Më besoni ndoshta kam pasur nevojë të konsultohem me gjinekologën, por nga frika se mos po më sheh dikush dhe do t’a mbush gjithë qytetin se unë kam qenë në gjinekolog, prandaj në moment të fundit kam hequr dorë”, thotë, Ardita.

Nga ana tjetër një gjinekolog deklaron në kushte anonimiteti për “Zhurnal” rrëfime shqetësuese. “ Nuk di sa vajza kanë infeksione gjenitale, pastaj problem me ciklin menstrual, i mbush 18 vite dhe ende nuk ka cikël, dhe mos flasin se kohën e fundit janë paraqitur edhe shumë patologji te gjinia femërore”-thotë mjeku.

Sipas rregullores së Fondit për Shëndetësi për të parandaluar sëmundjet gjinekologjike, çdo vajzë që nga mosha 12 vjeçare duhet të regjistrohet te gjinekologja amë. Qëllimi i Fondit është preventivë që të zbulohen sa më herët sëmundjet dhe sidomos kanceri në qafën e mitrës.

Sipas shefes së kabinetit të drejtorit të Fondit, Rudina Fazliu në rajonin e Tetovës gjinekolog amë kanë zgjedhur diku pak më shumë se 30 mijë gra-paciente. “Fondi për Sigurim Shëndetësor në bazë të të dhënave nga Institucionet Shëndetësore private me të cilat ka kontratë, evidenton numrin e të siguruarve të cilat kanë të përzgjedhur mjek amë, në këtë rast mjek amë gjinekolog në Tetovë kanë zgjedhur 33.866 pacientë”- deklaroi për Zhurnal, Rudina Fazliu.

Ndryshe, kjo shifër më së shumti ka të bëjë me gratë shtatëzëne, gratë që kanë lindur fëmijë dhe që kanë pasur probleme shëndetësore. Por vajzat mbi moshën 12 vjeçare nuk regjistrohen.

Në rajonin e Tetovës punojnë vetëm shtatë ordinanca specialistike gjinekologjike që kanë kontratë me Fondin dhe që regjistrojn paciente te gjinekologu amë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat