MASH: Mbi 8.000 nxënës nga vitet përfundimtare në shkollat e mesme të prfshirë me testimin ekstern

Maqedonia

MASH: Mbi 8.000 nxënës nga vitet përfundimtare në shkollat e mesme të prfshirë me testimin ekstern

Më: 28 janar 2015 Në ora: 19:24

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra shtetërore për arsim sot pasdite informon se në pajtim me planin aksionar dhe dinamikën e paraparë, procesi i testimit ekstern i arritjeve të njohurive të nxënësve nga vitet përfundimtare (i treti dhe katërti) në shkollat e mesme sot përfshiu 8.114 nxënës në 34 komuna në Republikë.

Nga MASH dhe Qendra shtetërore për arsim theksojnë se procesi i testimit ekstern i arritjeve dhe njohurive të nxënësve tërësisht dhe me sukses përfundoi në shkollat e mesme në Berovë, Bogdanci, Valandovë, Vinicë, Gjevgjeli, Demir Hisar, Dellçevë, Kratovë, Kriva Pallankë,Veles, Krushevë, Radovish, Priplep, Manastir, Shtip, Kavadar, Koçan, Ohër, Strugë, Mavrovë-Rostushë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Likovë, Negotinë, Probishtip, Resnjë, Shën Nikollë dhe Qendra Zhupë, si dhe të gjitha shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit.

"Në komunën e Strumicës proces u realizua në SHM "Jane Sandaski" dhe SHM "Nikolla Karev" me përjashtim të SHM "Dimitar Vllahov". I pjesshëm është edhe realizimi në shkollat e mesme në komunën e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe në Kumanovë ku në SHMT "Nace Bugjoni" pas bojkotit të djeshëm, sot procesi u realizua pa pengesa, Dibra edhe mëtej është komuna e vetme ku procesi aspak nuk realizohet" qëndron në kumtesën e MASH-it.

Testimi zhvillohen nga 26 janari, sipas orarit të publikuar në internet faqen prasanjaeksterno.dic.edu.mk, ndërsa do të realizohet duke përfshirë edhe 30 janarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat