MAPAS: Anëtarët e shtyllës së dytë dhe të tretë t'i azhurnojnë të dhënat

Maqedonia

MAPAS: Anëtarët e shtyllës së dytë dhe të tretë t'i azhurnojnë të dhënat

Më: 28 janar 2015 Në ora: 19:02

Të gjithë anëtarët e shtyllës së dytë dhe të tretë pensionale me rregull t'i azhurnojnë të dhënat e tyre personale dhe të paraqesin çdo ndryshim të tyre deri të shoqëritë pensionale, NLB Fondin e ri pensional SHA Shkup dhe KB Shoqërinë e parë pensionale SHA Shkup, me qëllim që ata të munden në kohë t'i marrin njoftimet vjetore të shoqërive pensionale, apelon Agjencia për supervizionin e sigurimit pensional kapital MAPAS.

"Për azhurnimin apo korrigjimin e të dhënave personale, anëtarët e fondeve pensionale është e nevojshme të drejtohen në shoqërinë pensionale e cila e drejton fondin pensional në të cilin marrin pjesë dhe të plotësojnë - Kërkesë për azhurnimin apo korrigjimin e të dhënave personale", theksohet në kumtesën e sotme të MAPAS.

Që atje njoftojnë se fletëparaqitjet për azhurnim mund të dërgohen në adresën në selinë e shoqërive pensionale, ndërsa informacione të merren në ueb-faqet apo në numrat e tyre të telefonit.

Nga MAPAS sqarojnë se shoqëritë pensionale deri te anëtarët dhe anëtarët e pensionuar të fondeve pensionale të cilat i drejtojnë një herë në vit dorëzojnë raport (zarf të gjelbër) për kursim pensional në llogarinë individuale, në llogarinë individuale vullnetare dhe në llogarinë profesionale dhe raport për portfolion investuese. Shoqëritë pensionale deri te anëtarët dhe anëtarët e pensionuar të fondeve pensionale të cilat i drejtojnë, njoftimet vjetore do t'i dorëzojnë deri më 31 mars të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat