Paqeruajtësi i Maqedonisë në Liban, Ilir Mehmeti është shëndosh dhe mirë

Maqedonia

Paqeruajtësi i Maqedonisë në Liban, Ilir Mehmeti është shëndosh dhe mirë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 18:59

Pas lajmit se tre paqeruajtës të OKB-së janë vrarë sot në Liban, në një përleshjeve midis grupit militant të Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite.

Paqëruajtësit nga Maqedonia në kuadër të misionit “UNIFIL” të Kombeve të Bashkuara, ku merr pjesë edhe oficeri shqiptar, Ilir Mehmeti janë shëndosh dhe mirë mer vesh ekskluzivisht portali Zhurnal.

Mehmeti është kapiten nga Kërçova i punësuar në Armatën e Maqedonisë dhe momentalisht është paqeruajtës i Maqedonisë në Liban.

Nga incidenti i sotëm kanë mbetur të vrarë dy ushtarë të ushtrisë izraelite dhë një ushtar spanjolë.

OKB ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale” të të gjitha palëve, me qëllim që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat