LSDM: Bota u bë dëshmitare se në çfarë derexhe ka rënë Maqedonia

Maqedonia

LSDM: Bota u bë dëshmitare se në çfarë derexhe ka rënë Maqedonia

Më: 28 janar 2015 Në ora: 16:18

Të mendonte Qeveria e Nikolla Gruevskit për interesat shtetërore të Maqedonisë, të ishte me të vërtetë aq patriotike për atë që paraqitet, ta donte shtetin dhe popullin e saj, nuk do t`ia sillte këtë turp Republikës së Maqedonisë, theksoi Viktor Gaber nga LSDM.

Maqedonisë iu është marr e drejta e votës në Kombet e Bashkuara me nënshkrim të sekretarit gjeneral Ban Ki Mun.

Dy vite me radhë vendi i jonë nuk ka paguar kontribute ndaj organizatës botërore.

Për shkak të mos pagesës së borxhit prej 24.000 dollarëve Maqedonia është në grup të njëjtë me Somalinë, Ruanda, Jemen ose Sao Tome dhe Principe.

Ato nuk janë as 23.000 euro që sipas informacioneve në opinion, për shpenzime të udhës nga Buxheti i ka marr deputetja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva. Që d.m.th se ka para kur bëhet fjalë për xhepat e funksionerëve të VMRO-DPMNE-së, mirëpo nuk ka para kur bëhet fjalë për shtetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat