Gaspari: Maqedonia me performanca më të mira ekonomike në rajon

Maqedonia

Gaspari: Maqedonia me performanca më të mira ekonomike në rajon

Më: 28 janar 2015 Në ora: 16:06

Maqedonia për momentin ka performanca më të mira ekonomike nga vendet e rajonit. Për fat ju iu shmangët bërjes së ndonjërit prej gabimeve të panevojshme siç u bënë në Slloveni, Kroaci madje edhe në Serbi. Kjo është bazë e mirë për përmirësimin e mëtejmë të ekonomisë dhe për zbatimin e reformave të domosdoshme, porosit ish-ministri slloven i Financave, Mitja Gaspari.

Ai thekson se gjithmonë është i domosdoshëm një mjedisi stabil pa eksperimente dhe sektor të fuqishëm eksportues që të shkojë ekonomia përpara.

"Një ekonomi e vogël e hapur nuk mund të jetë stabile dhe të ketë kohezion social pa eksport të fuqishëm. Ju jeni në rrugë të drejtë për t'i arritur këto qëllime. Për këtë ju nevojitet pak fat, por për çdo rast përpiquni që të luani në mënyrë të cilën do ta zgjidhni vetë dhe jo siç do t'ju thonë të tjetër, pasi që fundja ju jetoni në Maqedoni dhe jo të huajt", deklaroi Gaspari për MIA-n pas përfundimit të ligjërimit në kuadër të BE Tuining projektit për përforcimin e kapacitetit të Ministrisë së Financave për analiza makroekonomike dhe formulimin e politikave.

Në ligjërimin në Ministrinë e Financave, në të cilën morën pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski dhe guvernatori i BPRM-së, Dimitar Bogov, ai theksoi se Maqedonia është e lumtur që gjatë krizës ekonomike dhe kreditore nuk ishte anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo, shtoi, është një prej arsyeve për rritjen e ekonomisë dhe ballafaqimit më të lehtë me krizën.

Sipas tij, realizimi i investimeve kapitale është i mirë për ekonominë si ajo e Maqedonisë. "Investimet kapitale janë të mira për çdo ekonomi të qëndrueshme. Nëse investoni në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi ju e bëni punën e vërtetë për popullin tuaj", tha Gaspari.

Politika e tërheqjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Maqedoni, theksoi sjell teknologji, njohuri dhe tregje të reja.

"Krahas kësaj sjell edhe disa benificione. Është normale një pjesë e përfitimit nga zonat e lira ekonomike të harxhohet, pasi që çdo investitor dëshiron ta derdhë në shtetin amë, por gjithsesi një pjesë mbetet edhe tek ju", precizoi Gaspari

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat