Cvetkov: Ndërtimi i akumulimeve artificiale për ballafaqim me përmbytjet

Maqedonia

Cvetkov: Ndërtimi i akumulimeve artificiale për ballafaqim me përmbytjet

Më: 28 janar 2015 Në ora: 14:10

Për zgjidhje të përhershme të problemit me përmbytjet vazhdon ndërtimi i akumulimeve artificiale, theksoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihail Cvetkov.

Duke iu përgjigju pyetjes së gazetarëve në konferencë shtypi, Cvetkov tha se sezoni i përmbytjeve sapo do të fillojë duke pasur parasysh parashikimet për reshjet e reja të shiut nga e premtja.

"Me pastrimin vijues të shtretërve dhe shtretërve të lumenjve, si dhe me ndërtimin e digave artificiale deri diku do të rregullohen dëmet nga përmbytjet. Megjithatë, duhet të jemi real, bëhet fjalë për dukuri natyrore e cila për shkak të ndryshimeve klimatike në të ardhmen do të jetë edhe më e shpeshtë", theksoi ministri.

Sipas tij, momentalisht po punohet në digat e lumenjve Orizarska dhe Konjska.

Lidhur me gjendjet në blegtori, Cvetkov nënvizoi se nuk ka zvogëlim drastik të fondit të kafshëve, ndërsa faktor kyç për zhvillim të kësaj dege është gjithashtu prodhimtaria e ushqimit vendor për kafshët.

"Nuk mund të presim rritje të fondit të kafshëve nëse nuk punohet në kryesoren - rritjen e prodhimtarisë vendore të ushqimit për kafshë", theksoi ministri.

Siç shtoi, në qoftë se me sisteme bashkëkohore për ujitje "pikë-për-pike" përfshihen 7.000 hektarë misër, për shtatë vite mundet që në tërësi të rregullohet eksporti i ushqimit për kafshë që për Maqedoninë do të thotë kursim vjetor të 20 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat