Maqedonia humb të drejtën e votës në OKB

Maqedonia

Maqedonia humb të drejtën e votës në OKB

Më: 28 janar 2015 Në ora: 13:02

Maqedonisë i është marrë e drejta e votës në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së, për shkak të një borxhi.

Më 25 janar është humbur kjo e drejtë për të votuar, për arsye se nuk ka paguar kontributin ndaj Organizatës Botërore.

Kontributi minimal ndaj organizatës është 24.606 dollarë. Kjo bëhet e ditur edhe përmes një letre që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i ka drejtuar presidentit të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së.

Kjo shumë e pagesës është një kontribut i caktuar ndaj organizatës botërore.
Përveç Maqedonisë, në listën e vendeve që nuk kanë shlyer këtë detyrim janë edhe Ruanda, Grenada, Kirgistani, Jemeni, Tonga, Vanatu, etj.

Portali Nova ka bërë të ditur se ka tentuar të kontaktojë misionin e Maqedonisë në OKB në Nju Jork, por nuk ka pasur asnjë lloj kontakti dhe përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat