Vetëm jeta institucionale mundëson mbarësi e siguri, paqe e bashkëjetesë

Maqedonia

Vetëm jeta institucionale mundëson mbarësi e siguri, paqe e bashkëjetesë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 11:43

Me ftesë të Kryetarit të Dijanetit të Republikës së Turqisë, eminencës së tij, Prof. Dr. Mehmet Gormez, kohë më parë, Bashkësia Fetare Islame në RM mori pjesë në një Konferencë të liderëve fetarë nga shtetet e Ballkanit, organizuar në Edrene të Turqisë. Delegacioni ynë i udhëhequr nga Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, në përbërje të vet pati Muftiun e Shkupit, Ibrahim ef. Shabanin, Muftiun e Manastirit, Pëllumb ef. Veliun, Muftiun e Strugës, Salim ef. Sulejmanin, si dhe Nizam Rashid nga kabineti i Reis Ulemasë. Pjesmarrës të kësaj konference ishin edhe liderë fetar nga Shqipëria dhe Kosova.

Në ditën e parë e takimit debate u fokusua kryesisht në drejtim të prezantimit të funksionimit, zhvillimit dhe menaxhimit me jetën fetare të vet shtetit nikoqir. Kryetari i Dijanetit dhe 81 kryemyftinjë e Turqisë ishin promotorët në këtë event, gjatë së cilit debatet u përqëndrua mbi organizimin e jetës fetare në Turqi dhe më gjërë.

Dita e dytë praktikisht shënonoi nismën e punimeve të Konferencës së 7-­të me radhë, ndërsa në këtë ditë para të pranishmëve foli edhe Reisul Ulema i BFI-­së në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili në fjalimin e tij elaboroi në mënyrë shum konçize dhe kuptimplote zhvillimin e jetës fetare si dhe foli edhe mbi problemet me të cilat ballafaqohet BFI në RM-­së, si dhe myslimanët e vendit. Veç tjerash efendi Rexhepi nënvizoi: “Askush në rajon më shume se ne, muslimanët e Maqedonisë, nuk e ndjenë diskriminimin shtetëror. Pothuajse jemi bërë imun ndaj politikave diskriminuese shtetërore … “. Si problem kryesor Reisul Ulema shpalosi edhe atë të kthimit të vakëfeve, proces ky që, ndonëse ka nisur, kanë ngelur edhe shumë prona të vakufit të pa denacionalizuar. “Vakufi konsiderohet një ndër shtyllat më të begatshme të mirësisë në shoqërinë islame në RM. Vakëfi, si gjithandej nëpër botë, edhe në RM ka kontribuar në mënyrë aktive në ruajtjen e identitetit të komuniteti islam në RM, si dhe në forcimin e lidhjes së vëllazërisë dhe bashkëpunimin mes individëve brenda një territori dhe më gjërë. Pa pasurinë e vakfit arsimimi fetar do të çalonte. Për sa i përket gjendjes momentale të arsimit fetar në RM ai është në një nivel të duhur, por që Medreseja qendrore dhe 4 paralelet e shtrira në vend gjithnjë e më shumë po bëhen barrë që vështirë se po përballohen. Kjo e bën që qasja për mbështetje dhe ndihmë financiare të jetë përgjegjësi për të gjithë ata që në një apo mënyrë tjetër mund të kontribuojnë në këtë drejtim”, ka nënvizuar veç të tjerash Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.“

Gjatë këtij eventi të rëndësishëm për të gjithë muslimanët e rajonit dhe më gjërë, Reisul Ulema pati 3 paraqitje përgjatë 4 ditëve sa dhe zgjati ky takim, të cilat ishin me interes për të gjithë pjesmarrësit, e kjo dëshmohet nga ovacionet e përjetuara në sallë përgjatë 3diskutimeve dhe debateve që i zhvilloi përgjatë Konferencës.

Me këtë rast, u shfrytëzuan mundësitë edhe për takime bilaterale në mes të përfaqësuesve pjesëmarrës nga bashkësitë fetare të vendeve ballkanike. Natyrisht, si takim më i frytshëm vlenë të veçohet ai i realizuar me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, i cili para Reisul Ulemasë u zotua se do të ofrojnë të gjitha përkrahjet material që xhamia e madhe në Shkup të ndërtohet sa më shpejt.

Në natën e fundit të Konferencës, gjatë fjalëve përmbyllëse të saj, Kryetari i BFI­së në RM, veç tjerash, falënderoi nga zemra nikoqorin dhe luti Allahun Fuqiplote që t’ju japë sukses në çdo pore të jetës, ftoi që takime të këtij karakteri vëllazërorë të jenë më të shpeshta. “Vetëm thellimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë institucional e bën më të begatshëm dhe më domethënës jetën institucionale në kuptim të të menaxhuarit efikas dhe krijimit të një ambienti të sigurt për funskionim normal të institucioneve fetare dhe jo vetëm”, ka theksuar efendi Rexhepi, në përmbyllje të Konferencës së 7 me radhë mbajtur në Edrene dhe organizuar nga Dijaneti i Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat