Aliti: Nëse treni të ik, pak rëndësi ka nëse akoma ke biletën në xhep

Maqedonia

Aliti: Nëse treni të ik, pak rëndësi ka nëse akoma ke biletën në xhep

Më: 28 janar 2015 Në ora: 11:13

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Nora Aliti mbështet pa rezervë pakon e ndryshimeve kushtetuese të propozuara prej qeverisë.

Ajo në mënyr indirekte nuk pajtohen me disa deputet të partisë shqiptare që kanë mendim ndryshe për ndryshimet më të reja të Kushtetutës.

“Mendoj se nuk mund ti krahasojmë ndryshimet e propozuara kushtetuese me stemën. Nuk ka asgjë kontestuese në këto propozim ndryshime, e vetmja gjë qe më shqetëson është mungesa e gjithëperfshirjes së plote si pasojë e mungesës se një pjese të opozitës, por në rrethanat që gjendemi është për tu përshëndetur fakti që me këmbëngulje të BDI-së, të gjitha vërejtjet e Komisionit të Venedikut dhe BE janë inkorporuar në draftet finale", tha Aliti duke shtuar.

"Unë nuk ju hy debateve se pse ne këtë pako të ndryshimeve kushtetuese nuk është edhe mënyra a zgjedhjes se presidentit sepse ne këtë fazë ky debat është i vonuar në kohë. Vetëm do të ju rikujtoj se në fazën e inicimit të ndryshimeve kushtetuese ( Qershor 2014) të njëjtat janë debatuar në kryesine qendrore ( pjese e te cilës janë një numër i madh i deputeteve nga kjo përbërje) dhe të gjithë janë dakorduar që të përkrahen propozim ndryshimet. Si rrjedhojë shqetësimet që plasohen sot lënë hapësirë për interpretime të ndryshme, fundja nëse treni të ik, pak rëndësi ka nëse akoma ke biletën në xhep. Unë nuk jam pjesë e asnjë grupi, udhërrëfyes gjatë vendimeve kam principet e mia”.-thekson Aliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat