Aleksandra Zafirovska më e fortë se gjithë shteti

Maqedonia

Aleksandra Zafirovska më e fortë se gjithë shteti

Më: 28 janar 2015 Në ora: 11:00

Gjykatësja nga Tetova, Aleksandra Zafirovska edhe pse me ligj i ka skaduar mandati nga posti i kryetares aktuale të Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë ajo nuk jep dorëheqje. Zafirovska taktizon si mjeshtre e vërtet.

Sipas ligjit, mandati i kryetarit zgjat vetëm dy vite dhe asaj i ka skaduar më 20 dhjetor të vitit 2014.

Plotë një muaj, Zafirovska nuk mban mbledhje. Me këtë Këshilli Gjyqësor Republikan nuk emëron dhe shkarkon gjykatës, nuk konstaton ndërprerje të mandateve të kryetarëve të gjykatave dhe nuk i shqyrton parashtresat nga ana e qytetarëve.

Zafirovska jozyrtarisht i pret ndryshimet e reja në Parlamentin e Maqedonisë që i japin luksin Zafirovskës që të mer edhe një mandat si kryetare të Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë.

Askush nga Këshilli Gjyqësor Republikan nuk dëshiron të flet për këtë situatë.

Në Këshillin Gjyqësor Republikan antarët shqiptar sipas uebfaqes janë Shemsedin Jusufi, Beqir Shahini, Bekim Rexhepi dhe Selim Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat